
Berisha: Respektoni Kushtetutën, s’mund të rrihet në një sallë më hajdutë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar mazhorancën të respektojë kushtetutën, në të kundër mosbindja civile do të përfshijë edhe sallën e parlamentit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Nga foltorja e Kuvendit, lideri I opozitës, deklaroi se mazhoranca ka marr ën mbrojtje Olta Xhaçkën, sepse pas saj, fshihe n interesat personale të kryeministrit Edi Rama, lidhur me investimet strategjike.
Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se mosbindja civile do të përfshijë edhe kuvendin e Shqipërisë, në rast se mazhoranca vijon të mos respektojë kushtetutën dhe vendimet e gjykatës kushtetuese. Nga foltorja e kuvendit, lideri I opozitës, ju referua vendimit të partisë socialistë për mos respektuan vendimin e gjykatës kushtetuese për ish ministren e jashtme Olta Xhaçka dhe mos marrjen ne konsiderate te opinionit të Venecias për këtë çështje.
Ndërsa për dy vite mazhoranca zvarriti këtë çështje, duke marrë në mbrojtje, kolegen e tyre socialiste, Sali Berisha deklaroi se është rast i paprecedente në botë, kur një ministre i jep vetes tokë publike. Sipas kreut demokrat, pas vendimit për të bërë bashkëshortin e Olta Xhaçkes, investitor strategjik, fshihen interesat personale të kryeministrit.
Pas fjalës në kuvend, lideri demokrat, denoncoi dhe aferat korruptive të zv. kryeministres Belinda Balluku, në një prononcim që mbajti në oborrin e kuvendit, para gazetarëve.
Kreu i Partisë Demokratike, komentoi zhvillimet ne kampin rozë, duke thënë se socialistët janë në një betejë të brendshme, për shkak të bashkëpunimit me krimin, duke paralajmëruar disfatën e tyre në zgjedhjet e 11 majit.
(Kosova Sot Online)