Policia e Kosovës ka kryer bastisje në dy lokacione në Zubin Potok

  • A.P /
  • 13 December 2024 - 14:49
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në dy lokacione në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në detyrë sot në dy lokacione në Zubin Potok, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu ka bërë të ditur për Dukagjini zëvendësdrejtori për veriun, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se një person është duke u intervistuar si i dyshuar dhe një tjetër pritet të intervistohet.

Elshani ka bërë të ditur se gjatë aksioneve janë konfiskuar pajisje të policisë si uniformë, jelek antiplumb, radiolidhje edhe një pushkë gjuetie.

“Kemi bërë dy bastisje në Zubin Potok, njëra në Varagë. Kemi konfiskuar një unoformë usbtarake, pushkë gjueti e jelek antiplumb. Tashmë një person tani është duke u intervistuar e më pas do ta intervistojna dhe një tjetër. Personat po intervistohen nën dyshimin e përvetësimit te detyrës”, tha Elshani.

Vlen të përmendet se herë pas here Policia e Kosovës po zhvillon aksione të ndryshme në vendet veriore të vendit. Ndërsa me 29 nëntor ka ndodhur një sulm terrorist në Varragë të Zubin Potokut, ku është dëmtuar infrastruktura kritike e Kosovës.

(Kosova Sot Online)