Orban: Sapo presidenti amerikan Trump ta marrë detyrën, një kthesë do të ndodhë

  • A.P /
  • 14 December 2024 - 17:32
Orban: Sapo presidenti amerikan Trump ta marrë detyrën, një kthesë do të ndodhë

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ku i ka kursyer sërish elozhet në drejtim të presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

Në një intervistë të dhënë për televizionin shtetëror hungarez, Orban ka theksuar se bota perëndimore do të ndryshojë sapo presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ta marrë detyrën më 20 janar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Bota po përballet me një kohë të rrezikshme”’, tha Orban, duke theksuar problemet politike në Francë dhe Gjermani, si dhe situatën në Siri.

Por ai shtoi se “ujëra më të qeta” e presin botën pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së ta marrë detyrën në janar, duke thënë se “do të ketë ndryshime në çështjet më të rëndësishme”.

“Sapo presidenti amerikan ta marrë detyrën, një kthesë do të ndodhë në të gjithë botën perëndimore. Do të ketë ndryshime në çështjet më të rëndësishme dhe këto do të arrijnë në kontinentin evropian. Dhe këto ndryshime do të jenë të mira për ne”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)