Autoritetet franceze: qindra, ndoshta mijëra viktima nga cikloni në Mayotte

  • A.P /
  • 16 December 2024 - 08:03
Autoritetet franceze: qindra, ndoshta mijëra viktima nga cikloni në Mayotte

Qindra persona, ndoshta edhe mijëra, mund të kenë humbur jetën nga cikloni Chido në arkipelagun francez Mayotte në Oqeanin Indian, tha të dielën në televizionin lokal një zyrtar i lartë francez., transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Mendoj se do të jenë me siguri qindra, ndoshta edhe mijëra, disa mijëra”, tha në kanalin televiziv Mayotte La 1ere, prefekti Francois-Xavier Bieuville.

E pyetur për viktimat, ministria e brendshme franceze tha se “do të jetë e vështirë të evidentohen të gjitha viktimat” dhe se një shifër e saktë nuk mund të përcaktohej në këtë fazë.

Cikloni Chido goditi në Mayotte gjatë natës, tha administrata zyrtare e metereologjisë Meteo-France, me erëra me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë që dëmtuan vendstrehimet, godinat e qeverisë dhe një spital. Sipas Meteo-France, kjo ishte stuhia më e fuqishme që ka goditur ishullin në mbi 90 vite.

 

Pamjet e marra nga ajri nga forcat e xhandarmërisë franceze tregonin rrënojat e qindra barrakave nëpër kodrat e njërit prej ishujve Mayotte, ku ka patur një përqëndrim emigrantësh të paligjshëm nga Comorosi fqinj.

Rezultoi e vështirë përllogaritja e viktimave pas ciklonit, që shkaktoi shqetësime edhe për qasjen tek ushqimi, për ujin e pijshëm dhe higjienën, thanë autoritetet.

“Për numrin e viktimave, do të komplikohet situata, pasi Mayotte është territor mysliman ku të vdekurit varrosen brenda 24 orëve”, tha më herët një zyrtar i ministrisë së brendshme franceze. Sipas ministrisë, në Mayotte gjenden mbi 100 mijë emigrantë pa dokumente.

(Kosova Sot Online)