
Humb jetën një punëtor pasi shkëputet një masiv guri në rrugën e Kalasë në Berat

Një 47-vjeçar ka humbur jetën në Berat, pasi gjatë punimeve në rrugën e Kalasë, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin. Sipas Policisë ai ka humbur jetën gjatë transportit me ambulancë për në spital, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në Berat. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit G. S. nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën”, njofton Policia.
(Kosova Sot Online)