
Daçiq: Askush nuk ka pretenduar ndonjëherë se praktikat tona të sigurisë janë kaq të avancuara

Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq tha se hulumtimet e organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International, se policia në Serbi dhe shërbimet e inteligjencës përdorin spyware për të monitoruar telefonat e gazetarëve dhe aktivistëve, janë të pabaza dhe paraqesin sulm ndaj praktikave të sigurisë në Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai mohoi në TV Pink se policia kishte futur ndonjë program në celularët e gazetarëve dhe aktivistëve të ndaluar.
“Askush nuk ka pretenduar ndonjëherë se praktikat tona të sigurisë janë kaq të avancuara teknologjikisht. Kjo zakonisht thuhet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (…) Ne i kemi marrë ato mjete teknologjike si donacion nga Perëndimi dhe i përdorim të gjitha sipas ligjit”, tha Daçiq.
Amnesty International njoftoi dje se Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përdorin produkte të lëvizshme mjeko-ligjore nga kompania izraelite “Cellebrite” për të nxjerrë të dhëna nga pajisjet mobile të gazetarëve dhe aktivistëve.
(Kosova Sot Online)