
Gjini: SHBA kanë dashur ta ndërtojnë gazsjellësin në Kosovë, Albin Kurti e ka refuzu

Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se gjatë pushtetit të Albin Kurtit “mafia energjetike e ka kapur Kosovën”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se SHBA-ja ishte e gatshme të ndërtojë gazsjellësin, poqë Albin Kurti e refuzoi.
Sipas Gjinit, qëllimi ishe që Kosova të mos varej nga askush në sferën energjetike.
“Mafia energjetike e ka kapur Kosovën në kohën e Albin Kurtit, kurrë përpara, çka dmth termocentrali i ri? Kosovës i ështe ofru gazi likuid natyror prej Selanikut me ardh në Kosovë, SHBA-ja premtun që i kanë dhënë parët për me ndërtu gazsjellësin deri në Kosovë, i cili kish me mundësu ne me prodhu energji elektrike në Kosovë pa u varur, me i pas kapacitetet tona, mos me u varur prej Serbisë as prej kërkujt. Albin Kurti e ka refuzu gazsjellësin”, ka thënë Gjini.
Tutje, Gjini tha se Kurti këtë ia mundësoi Serbisë, duke ia humbur mundësinë Kosovës që t’i kalonte gazsjellësi.
(Kosova Sot Online)