
Rumunët nervozohen me fishekzjarret, një banor thotë 'ndihemi sikur të ishim në Kosovë'

“Ndihemi si në Kosovë”. Një lagje në Kluzh është acaruar nga të rinjtë që ndezin fishekzjarre gjatë gjithë natës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zhurma e shpërthimit të fishekzjarreve është bërë normalitet këto ditë në Rumani. Të rinjtë që po argëtohen me aktivitete të tilla, po i shqetësojnë vazhdimisht banorët.
Media romune, Ştiri de Cluj citon një banor, i cili për ta përshkruar situatën, e përmend Kosovën.
Ai tha se zhurma është konstante pas orës 23:00. Në përpjekje për ta zgjidhur problemin, ky banor kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve lokale.
“Në rrugën Craiova dëgjohen fishekzjarre që shpërthejnë pas orës 23:00 nga të gjitha drejtimet, përfshirë këtu edhe tani, në orën 1 të mëngjesit. Ju lutemi bëni kontrolle në zonë, ndihemi sikur jemi në Kosovë”.
(Kosova Sot Online)