A do të zgjatet afati për regjistrim të votuesve nga diaspora?

  • A.P /
  • 26 December 2024 - 09:51
A do të zgjatet afati për regjistrim të votuesve nga diaspora?

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky afat ishte hapur në fund të gushtit e më pas ishte shtyrë deri më 26 dhjetor, ndërsa në mbledhjen e fundit përfaqësuesi i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi, ka kërkuar që ky afat të zgjatet edhe për tre ditë.

“Unë mendoj që ekzistojnë të gjitha parakushtet që ne t’u ofrojmë qytetarëve, në këtë rast votuesve tanë që ndodhen jashtë vendit, t’u ofrojmë hapësirën e mjaftueshme që ata të mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, për faktin se për dy ditë me radhë kemi pasur prishje në rrymë gjatë kësaj periudhe pra ata s’kanë mundur me ushtru këtë të drejtë, tjetra është kur është bërë bartja e sistemit prej një vendi në vendin tjetër, është ndërprerë ky shërbim qytetarëve. Pra ky është aspekti teknik që ekziston si fakt, tjetra është që shtyrja deri më 29 nuk e pengon asnjë afat tjetër. Patjetër që është i paraparë në planin operacional”, tha ai.

(Kosova Sot Online)