Prokurorja e Përgjithshme: Më shumë njerëz të përfshirë në sulmin në New Orleans

  • A.P /
  • 02 January 2025 - 11:38
Prokurorja e Përgjithshme: Më shumë njerëz të përfshirë në sulmin në New Orleans

Prokurorja e Përgjithshme e Luizianës, Liz Murrill, ka folur për mediat për sulmin në New Orleans dhe i tha NBC News se ajo mund të thotë “me njëfarë sigurie se ka shumë njerëz që janë të përfshirë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hetuesit më herët thanë se besojnë se i dyshuari i New Orleans nuk ishte “i vetëm përgjegjës” për sulmin që la të vdekur 15 persona e 35 të plagosur, shkruan BBC.

Ajo gjithashtu i tha NBC News se pajisjet shpërthyese të lidhura me sulmin dyshohen nga hetuesit se janë bërë në një Airbnb të marrë me qira nga individët e përfshirë. Autoritetet nuk kanë arrestuar asnjë tjetër në lidhje me sulmin.

Murrill ka sugjeruar që Sugar Bowl duhet të shtyhet më tej, deri të premten.

Ndeshja vjetore e futbollit universitar, e cila ishte planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në qytet, tani për tani është shtyrë për të enjten.


(Kosova Sot Online)