
Zakharova: Koha t'i themi SHBA-së të heqë dorë nga bazat e saj në Gjermani

Ka ardhur koha që SHBA të heqë dorë nga baza e saj ushtarake në Gjermani. Ky është paralajmërimi që ka dhënë përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një deklaratë për mediat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Kam një pyetje tha Zakharova: a nuk është koha që nga pozita e ministrit të Jashtëm gjerman të thuhet diçka e ngjashme për Uashingtonin dhe bazat e saj në Gjermani?”, tha Zakharova.
Reagimi i Zakhasovës vjen si rezultat i deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock, e cila i bëri thirrje Rusisë të heqë dorë nga bazat e saj ushtarake në Siri.
Ministrja e Jashtme gjermane Analene Berbock mbërriti të premten për një vizitë të papritur në Siri së bashku me ministrin e Jashtëm francez Jean-Noel Barro.
(Kosova Sot Online)