Sekuloviq: Serbia synon të destabilizojë vendin

  • A.P /
  • 06 January 2025 - 07:32
Sekuloviq: Serbia synon të destabilizojë vendin

Reagimi i autoriteteve serbe dhe retorika e tyre politike në lidhje me incidentet në Kosovë është aq banale sa që pothuajse çdo fjalë mund të parashikohet paraprakisht, thotë Aleksandar Sekuloviq, bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe nënkryetar i Aleancës së antifashistëve të Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai shton se këto incidente janë përpjekje për të destabilizuar Kosovën.

Interesi jetik i asaj politike të çoroditur dhe të paarsyeshme të Serbisë, thotë ai, është të tregojë se Kosova politikisht dhe kulturalisht është “minore”, e paaftë për jetë të pavarur, që do të thotë se duhet të kthehet nën kujdesin e Serbisë.

Sekuloviq thekson se nëse merret parasysh pamja e përgjithshme e klero-nacionalizmit serb në rajon, jo vetëm në Kosovë, “si dhe pritshmëria e autoriteteve serbe që administrata Trump do ta mbështesë këtë politikë ‘muskujsh’, atëherë mendoj se periudha në vazhdim do të sjellë një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve dhe konflikteve”.


(Kosova Sot Online)