Policia ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri

  • A.P /
  • 08 January 2025 - 12:11
Policia ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri

Policia në Pejë ka raportuar se më 7 janar disa persona kanë shtënë me armë zjarri në fshatin Cerkolez të Istogut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Istog, me datë 07.01.2025, rreth orёs 10:00, përmes njё videoincizimi ku shihen disa persona duke festuar me rastin e “Krishtlindjeve Ortodokse” nё fshatin Cerkolez-Istog dhe duke shtёnё me armё zjarri.”

Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe i njëjti ka thënë që ka armë tjera në shtëpi.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar:

– Njё (1) Armё pistoletё CZ 75B

– Dy (2) karikator tё sё njejtёs armё

– Njё (1) Pushkё gjysёm automatike M57 7.62mm

– Njё (1) Pushkё Gjuetie

I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit është liruar nё procedurё tё rregullt.

(Kosova Sot Online)