Vajza e mbyllur na banesë në Tiranë s’hapte derën, momenti kur polici futet

  • A.P /
  • 09 January 2025 - 15:13
Vajza e mbyllur na banesë në Tiranë s’hapte derën, momenti kur polici futet

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të enjte në Tiranë, konkretisht në zonën e Astirit. Një vajzë ka telefonuar policinë, duke pretenduar se është dhunuar, por kur efektivët kanë shkuar në vendngjarje, ajo nuk ka pranuar të hapë derën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Banesa në fjalë është marrë me qira nga i dashuri i vajzës. Babai i saj pretendon se të bijën e kanë rrëmbyer dhe se ajo vuan nga depresioni.

Për ta bindur të hapë derën, në negociata u përfshi edhe babai dhe daja i saj, përveç negociatorit të RENEA-s.

Pas disa përpjekjesh, një efektiv arriti të futej në banesë nga ballkoni, ndërsa mësohet se e reja është qetësuar.

(Kosova Sot Online)