Smajli: Albin Kurti është ateist

  • A.P /
  • 11 January 2025 - 10:45
Smajli: Albin Kurti është ateist

Fatmir Smajli nga Koalicioni Familja,  ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit rreth fesë dhe identitetit shqiptar, duke thënë se kryeministri është njeriu i fundit që është dashtë të jepte një deklaratë të tillë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pos kësaj, Smajli ka thënë se Kurti është ateist dhe se, për këtë arsye i njëjti s’është dashtë  ‘‘me u perzi’’

‘‘Njeri i fundit në vendin tonë që ish dashtë me dhanë këtë deklaratë, në kuptimit e besimit fetar të popullit të vet ish dashtë ky se si takon hiç. Fundi i fundit është ateist, edhe nuk u dashtë hiç mu perzi’’, ka thënë ai mes tjerash.

Përndryshe, Kurti para disa ditësh kishte deklaruar se: ‘’Për ne, fetë erdhën e shkuan, por ne jemi ende këtu. Për shqiptarët per sa i përket identitetit, feja nuk ka qenë kurrë e rëndësisë së parë’’. 

 (Kosova Sot Online)