Arrestohet një person në Ferizaj

  • A.P /
  • 11 January 2025 - 14:32
Arrestohet një person në Ferizaj

Operacioni i policisë në Ferizaj, më 10 janar 2025, ka rezultuar në gjetjen e një sasie të konsiderueshme droge dhe armësh, si dhe arrestimin e një personi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka realizuar një kontroll në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në kuadër të një plani operativ. Gjatë kontrollit, janë sekuestruar 842.9 gram substancë të dyshuar si kokainë, dy armë të shkurtra, katërdhjetë fishekë, një peshore digjitale, 19,288 euro, disa kartela bankare dhe dëshmi të tjera.

I arrestuari, Q.T. (mashkull kosovar, lindur në vitin 1992), është intervistuar dhe ndaj tij janë ngritur akuza për veprat penale të “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” dhe “Mbajtja në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës.” Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit. Ky operacion është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me mbështetje nga Stacioni Policor-Ferizaj.

 (Kosova Sot Online)