Abdixhiku: Ne premtojmë që do të ketë barna falas poashtu s'ka pension nën 150 euro

  • A.P /
  • 11 January 2025 - 17:32
Abdixhiku: Ne premtojmë që do të ketë barna falas poashtu s'ka pension nën 150 euro

Lumir Abdixhiku, lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë një premtim lidhur me politikat sociale dhe ekonomike të partisë së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se, nëse LDK-ja vjen në pushtet, do të sigurojë barna falas për qytetarët dhe do të rrisë pensionet, duke garantuar që asnjë pension të jetë nën 150 euro.

"Ne premtojmë që do të ketë barna falas poashtu s'ka pension nën 150 euro, që do të thotë rritje prej 36%", ka theksuar ai.

 

 (Kosova Sot Online)