Policia në Gjakovë e ka ndaluar një veturë me targa vendore

  • A.P /
  • 13 January 2025 - 09:02
Policia në Gjakovë e ka ndaluar një veturë me targa vendore

Policia në Gjakovë e ka ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit të dyshuarit brenda një duksi janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë në peshë prej 9.71 gramë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është dërguar në mbajtje.

“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE- Shkukëz, Gjakovë 12.01.2025-18:40. Njësiti policor gjatë patrullimit kanë vërejtur  të ndaluar një automjet me targa vendore. Gjatë kontrollit, të dyshuarit mashkull kosovar i cili ishte në automjet, brenda një duksi është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e  llojit marihuanë me peshë prej 9.71 gram. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”


(Kosova Sot Online)