Drejtori i një shkolle në Ferizaj dyshohet se ka rrahur nxënësin 10-vjeçar

  • A.P /
  • 16 January 2025 - 08:16
Drejtori i një shkolle në Ferizaj dyshohet se ka rrahur nxënësin 10-vjeçar

Një rast dhune dyshohet të ketë ndodhur në shkollën “Abetarja” në Softaj të Ferizajt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aty dyshohet se drejtori i shkollës e ka dhunuar fizikisht një nxënës rreth 10-vjeçar.

Rasti dyshohet se ka ndodh në tualet, ku sipas të miturit drejtori ka shkuar dhe e ka goditur.

Rasti është lajmëruar në Polici nga prindërit e nxënësit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar dhe hetimet do të vazhdojnë.


(Kosova Sot Online)