Zbardhen detaje nga vdekja e 21 vjeçarit që u gjet pa shenja jete në tualetin e konviktit

  • A.P /
  • 16 January 2025 - 13:24
Zbardhen detaje nga vdekja e 21 vjeçarit që u gjet pa shenja jete në tualetin e konviktit

21 vjeçari Simon Shollai cili u gjet këtë mëngjes i pajetë, është nga Lushnja dhe konfirmohet se kishte ardhur për të kaluar disa ditë në ambientet e konviktit të shkollës ortodokse “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër ku kishte përfunduar më parë studimet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi bën me dije se këtë mëngjes ai është gjetur i pajetë nga shokët në shtratin e konviktit ndërsa pranë tij janë gjetur medikamente të dyshuar si antidrpresantë.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar nëse ai ka humbur jetën jetën për shkaqe natyrale apo nga një mbidozë medikamentesh. Pak minuta më parë trupi i të ndjerit është transportuar për në morgun e qytetit.

‘Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit”, bën me dije policia.

(Kosova Sot Online)