Mustafa: Zhvillimin e Kosovës do ta përmirësojë LDK me kryeministrin Lumir Abdixhiku

  • A.P /
  • 16 January 2025 - 14:00
Mustafa: Zhvillimin e Kosovës do ta përmirësojë LDK me kryeministrin Lumir Abdixhiku

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka theksuar përkushtimin e partisë për të përmirësuar jetën e qytetarëve nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mustafa kritikoi pushtetin aktual, duke thënë se “nuk ndjen se qytetarët meritojnë përgjigje, përveç shakave që ua ofendojnë inteligjencën.”

Ai shtoi se qytetarët “e dinë se kush mund ta bëjë më të mirë të ardhmen e tyre.”

“Pushteti po i përbuzë qytetarët, pushteti nuk ndjen se qytetarët meritojnë përgjigje, përveç shakave që ua ofendojnë inteligjencën. Qytetarët e dinë se kush do ta bëjë më të mirë të ardhmen e tyre. Qytetarët e dinë se kush do të vazhdojë zhvillimin e këtij vendi dhe do të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve të tij. Ata janë kryeministri i ardhshëm Lumir Abdixhiku dhe lista fituese e ekipit të LDK-së”, ka deklaruar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)