Izraeli thotë se do të lirojë 737 të burgosur palestinezë

  • A.P /
  • 18 January 2025 - 08:45
Izraeli thotë se do të lirojë 737 të burgosur palestinezë

Kabineti i Izraelit miratoi një marrëveshje me grupin militant palestinez Hamas për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës, tha të shtunën zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Marrëveshja, e planifikuar të fillojë të dielën, mund të hapë rrugën për t’i dhënë fund luftës 15-mujore në Gaza.

“Qeveria ka miratuar planin e kthimit të pengjeve”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ministria e Drejtësisë e Izraelit tha të shtunën se 737 të burgosur dhe të paraburgosur do të lirohen si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes.

“Qeveria miraton lirimin e 737 të burgosurve dhe të paraburgosurve” aktualisht në paraburgim të shërbimit të burgut, tha ministria.

Ndërkaq, Hamasi do të lirojë 33 pengje.

Në Gaza, avionët luftarakë izraelitë kanë vazhduar sulmet e rënda që kur u arrit marrëveshja e armëpushimit. Mjekët në Gaza thanë se një sulm ajror izraelit herët të shtunën vrau pesë njerëz në një tendë në zonën Mawasi në perëndim të Khan Younis në jug të territorit, duke e çuar në 119 numrin e palestinezëve që autoritetet thonë se janë vrarë nga sulmet izraelite që nga shpallja e marrëveshjes të mërkurën.

(Kosova Sot Online)