Kujt po i thotë Kurti: Nuk mund të vjedhësh shtetin tënd, ktheni paratë?

  • A.P /
  • 18 January 2025 - 11:00
Kujt po i thotë Kurti: Nuk mund të vjedhësh shtetin tënd, ktheni paratë?

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka përsëritur kërkesën për kthimin e shumës prej 62.2 milionë eurosh të Telekomit të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë një deklarate në Prizren, ai i kërkoi pronarit të Korporatës Devolli që të bëjë kthimin e parave dhe të kërkojë falje për arbitrazhin e kurdisur.

"Malli i huaj zbohet, por nuk mund të vjedhësh shtetin tënd. Ktheni paratë, fitoni shërbim dhe shpagim", theksoi Kurti.

Kujtojmë se spekulime në media ka pasur edhe për Ministrinë e Bujqësisë lidhur me një grant për vëllain e Fitore Pacollit.

(Kosova Sot Online)