
Dy persona kanë arritur që t’i grabisin mbi 400 euro në një institucion mikrofinanciar

Në Prishtinë, kcak i grabitjes ishte një institucion mikrofinanciar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në mes të ditës në rrugën “Agim Ramadani”, në institucionin “Capital Ria”.
Sinjali mëson se dy persona nën kërcënimin e armës kanë arritur që t’i grabisin mbi 400 euro.
Në lidhje me këtë rast janë informar institucionet e sigurisë në vend, me ç’rast policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se tashmë kanë filluar hetimet për zbardhjen e detajeve të këtij rasti.
(Kosova Sot Online)