
Problemet e mëdha ekonomike në Gjermani dhe pritjet

Ekonomia gjermane ka pasur probleme të mëdha në vitin e kaluar. Ajo ka pësuar rënie për të dytin vit me radhë. Recesioni vazhdon, po pse?
Julian Gamper është nën presion. Ai jo vetëm që punon në kompaninë e tij, por së bashku me vëllain e tij Axel, ai drejton biznesin familjar që prodhon komponentë për ngrohje. “Edhe si fëmijë kam kaluar fundjavat në kompani me babanë tim”.
“Ne dinim t’i çmontonim, t’i masnim dhe t’i kontrollonim pajisjet”, thotë 63-vjeçari duke buzëqeshur. Por fytyra e tij shpejt bëhet serioze: “Që atëherë kemi pasur kriza të mëdha në çdo dekadë, nga kriza e naftës në vitet 1970 deri në krizën financiare.”
Kjo kompani e mesme, si e gjithë ekonomia gjermane, ka kaluar edhe një vit të vështirë. Gamper thotë se nuk mund të mburret me bilancin e biznesit të kompanisë së tij për vitin 2024, e ai dyshon se edhe viti “2025 do të jetë po aq i dobët sa 2024.”
Imponimi i sistemit të ri të ngrohjes zemëron qytetarët
Për këtë situatë, ndër të tjera, ai ia hedh fajin qeverisë së dështuar gjermanedhe ligjit të dështuar për rinovimin e sistemeve për ngrohje në ndërtesat e banimit, i njohur edhe si “ligji i ngrohjes”. Ky është një shembull i frikshëm i rregullimit të tepruar, tregon sipërmarrësi.
(Kosova Sot Online)