Shtetasi turk ankohet në polici se gruaja s’e la të hyjë në shtëpi

  • A.P /
  • 28 January 2025 - 10:03
Shtetasi turk ankohet në polici se gruaja s’e la të hyjë në shtëpi

Një shtetas turk ka raportuar në Policinë e Kosovës se bashkëshortja e tij, po ashtu shtetase turke, ia ka pamundësuar qasjen në shtëpi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia tha se për këtë rast është informuar prokurori.

“Prishtinë 15.01.2025 – NN. Më 27.01.2025 ankuesi mashkull shtetas i Turqisë ka raportuar se e dyshuara (bashkëshortja) femër shtetase e Turqisë, ia ka pamundësuar qasjen në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh.


(Kosova Sot Online)