Retkoceri: Të gjitha fjalimet publike të Vetëvendosjes përgatiten nga Dejona Mihali

  • A.P /
  • 31 January 2025 - 09:21
Retkoceri: Të gjitha fjalimet publike të Vetëvendosjes përgatiten nga Dejona Mihali

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Selatin Retkoceri, ka deklaruar duke pohuar se të gjitha fjalimet publike përgatiten nga Dejona Mihali, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është shprehur i habitur sesi Mihali mund të njohë në detaje të gjithë kryetarët e komunave, kandidatët për deputetë dhe anëtarët e bordeve të mëdha, duke sugjeruar se çdo komunikim publik kalon përmes zyrës së saj.

“Nuk e di sesi ka arritur Dejona Mihali t’i njohë në tërësi të gjithë kryetarët, kandidatët për deputetë dhe anëtarët e bordeve të mëdha”.

Për gjithçka duhet me marr vizën e saj, dhe të gjitha fjalimet publike përgatiten prej saj”, deklaroi Retkoceri.

(Kosova Sot Online)