Abdixhiku: Qytetarët e Kosovës po tregojnë se janë rreshtuar me LDK-në

  • A.P /
  • 01 February 2025 - 11:06
Abdixhiku: Qytetarët e Kosovës po tregojnë se janë rreshtuar me LDK-në

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur në Suharekë tha se qytetarët anekënd Kosovës po tregojnë se nuk do ta pranojnë ngecjen dhe dështimin e shtetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij qytetarët janë rreshtuar me LDK-në për ndryshimin e madh që është domosdoshmëri për të ardhmen e vendit.

“Qytetarët anekënd Kosovës po tregojnë se ata nuk do ta pranojnë ngecjen dhe dështimin e shtetit, dhe se janë rreshtuar me LDK-në për ndryshimin e madh që është domosdoshmëri për të ardhmen e vendit! Kosova ka nevojë për një drejtim të ri, prandaj ky mobilizim nuk është i rastësishëm – është fryma e një lëvizjeje që po përfshin gjithë vendin, në çdo qytet e fshat, në çdo lagje e shtëpi”, tha Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)