Këta janë tre fëmijët që humbën jetën pas shembjes së një shtëpie në Gjakovë

  • A.P /
  • 02 February 2025 - 08:43
Këta janë tre fëmijët që humbën jetën pas shembjes së një shtëpie në Gjakovë

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë janë gjetur të vdekur në një shtëpi të pabanuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas informacioneve, fëmijët që vdiqën tragjikisht janë Ideal Ramaj, Rame Mehmetaj dhe Veton Morina, rreth 13 dhe 15-vjeçarë.

Objekti është shembur pasditen e së shtunës, rreth orës 16:34. Fëmijët i kanë gjetur rreth orës 23:30.

Në fillim ishin fshatarët ata që i kanë larguar nga aty trupat e pa jetë.

(Kosova Sot Online)