Katër persona në spital, thonë autoritetet suedeze pas sulmit në një shkollë

  • A.P /
  • 04 February 2025 - 15:01
Katër persona në spital, thonë autoritetet suedeze pas sulmit në një shkollë

Autoritetet lokale suedeze të rajonit Örebro në një deklaratë thanë se katër persona janë pranuar në spitalet në zonë pas sulmit me armë në një shkollë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aktualisht nuk dihet mosha apo shkalla e lëndimeve të tyre.

Të shtënat ndodhën në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit, të martën pasdite.

Ngjarja ka ndodhur para orës 13:00 me orën lokale dhe zyrtarët u bënë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg shkollës.


(Kosova Sot Online)