Rubio godet Afrikën e Jugut dhe nuk udhëton për G20: S’e toleroj anti-amerikanizmin

  • A.P /
  • 06 February 2025 - 11:23
Rubio godet Afrikën e Jugut dhe nuk udhëton për G20: S’e toleroj anti-amerikanizmin

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se s’do të marrë pjesë në Samitin e G20 që do të mbahet në Johannesburg. Rubio ka thënë se Afrika e Jugut është duke bërë gjëra shumë të këqija, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Shpronësimi i pronës private. Përdorimi i G20 për të promovuar “solidaritetin, barazinë dhe qëndrueshmërinë”. Me fjalë të tjera: DEI dhe ndryshimet klimatike”, ka shkruar Rubio.

Ai tutje ka thënë se e ka për detyrë që të avancojë interesin amerikan dhe jo që të çoj dëm paratë e taksapaguesve amerikanë apo që të tolerojë anti-amerikanizmin.

(Kosova Sot Online)