
Tre persona dyshohet se rrahën me boks të metalit dy të tjerë në një shkollë

Tre persona janë arrestuar pasi që i kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00, në shkollën e e mesme në Kamenicë.
Tutje sipas raportit bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq siç bëhet e ditur në raport si dëshmi është konfiskuar një boks i metalit, që dyshohet të jetë përdorur në rast.
(Kosova Sot Online)