Numërohen 100% e votave në Drenas, ja kush fiton

  • A.P /
  • 10 February 2025 - 10:34
Numërohen 100% e votave në Drenas, ja kush fiton

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shënuar një fitore të thellë në komunën e Drenasit, duke marrë 74.62% të votave në zgjedhjet e fundit. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), PDK ka marrë 19,014 vota, duke lënë pas me diferencë të madhe Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) që ka siguruar 4,382 vota ose 17.20%, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur të marrë vetëm 3.05% të votave (776 vota), ndërsa koalicioni AAK-NISMA ka siguruar 2.85% të votave (727 vota). Po ashtu, Koalicioni për Familje ka grumbulluar 347 vota (1.36%), ndërsa Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) ka marrë vetëm 59 vota (0.23%).


(Kosova Sot Online)