Kaq para i kushtoi arkës së KQZ-së shënjimi i votuesve me marker

  • A.P /
  • 11 February 2025 - 10:52
Kaq para i kushtoi arkës së KQZ-së shënjimi i votuesve me marker

Të dielën e fundit qytetarët e Republikës së Kosovës votuan për zgjedhjet parlamentare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kësisoji, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri paraprakisht të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Për tu furnizuar me ngjyrë matrikulare, për shënjimin e votuesve, KQZ hapi tender.

Fillimisht për të njëjtin tender KQZ ndau hiç më pak se 17 mijë euro.

Për tenderin “Furnizimi me ngyrë matrikulare e tipit marker per shënjim te votueseve per zgjedhjet parlamentare”, ofertat e tyre dorëzuan tre operator enomik.

Tenderi i njëjtë i është besuar operatorit ekonomik “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P.”.

Vlera e përgjithshme e kontratës 16,638.00 euro.

(Kosova Sot Online)