Bojkotimi i marketeve në Kosovë do të vazhdojë

  • A.P /
  • 11 February 2025 - 13:42
Bojkotimi i marketeve në Kosovë do të vazhdojë

Të hënën edhe në Kosovë ka filluar fushata për bojkotimin e marketeve të mëdha për shkak të çmimeve të larta, bojkot ky i cili do të vazhdojë edhe në fundjavë më 15-16 shkurt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas organizatorit, Xhevat Kastrati ky bojkot vjen si pasojë e rritjes së çmimeve.

“Rritja enorme e çmimeve viteve të fundit, mashtrimet me çmime të ndryshme për produkte të caktume si dhe iniciativat tjera të rajonit”, tha Kastrati

Sipas Kastratit gjatë 10 shkurtit në Kosovë rreth 10 mijë qytetarë i janë bashkuar kësaj fushate.

Më këtë fushatë kërkohet që të ulen çmimet e ushqimeve bazike e disa kërkesa të tjera.

“Ne kërkojmë: Ulje afatgjate të çmimeve nga marketet, investigim nga mediat dhe organet kompetente për mashtrimet me çmime, rregullim ligjor për çmime përmes aplikimit të ligjit për çmimet tavan, transparencë më të lartë për qytetarët në lidhje me lëvzizjen e çmimeve”, tha ai.

(Kosova Sot Online)