Një person është therur me thikë në Pejë

  • A.P /
  • 12 February 2025 - 09:20
Një person është therur me thikë në Pejë

Një person është therur me thikë në Pejë, ku pas pak kohe, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e policisë thuhet se për rastin janë njoftuar nga Spitali i Pejës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejё, me datë 11.02.2025,   rreth orës 17:10, është njoftuar nga Spitali rajonal ne Pejё, se njё person ёshtё pranuar i lënduar, dyshohet nga mjeti i mpreht (thikё)”.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit, nё vendin e ngjarjёs nё rrugën “ Adem Jashari” nё Pejё, dhe nё Spitalin Rajnal nё Pejё. Pas pak kohe ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari nga njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”, thuhet tutje në njoftim.

 

(Kosova Sot Online)