
Arrestohet një person në Prizren

Një person i kërkuar është arrestuar dje në Prizren. Ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë për veprën penale “posedim i narkotikëve” dhe “dhunë në familje”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Prizren, në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizimin dhe ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore me 11.02.2025, rreth orës 12:10 min në Prizren kanë arrestuar të kërkuarin M. Q. 23 vjeçar, mashkull kosovar. Ndaj të dyshuarit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresë për veprën penale ‘posedim i narkotikëve’ dhe ‘dhunë në familje’. “
Ai është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 11 muajsh e 15 ditë.
“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë muajve (11) e pesëmbëdhjetë (15) ditë burgim. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.”
(Kosova Sot Online)