Policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

  • A.P /
  • 12 February 2025 - 15:30
Policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se vrasja në Skenderaj ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në rrugën “Sala e Hamit Jashari”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zahiti bëri të ditur se viktima është i moshës 42 vjeçare.

Ai shtoi se është duke u punuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, tha Zahiti.

(Kosova Sot Online)