Hargreaves: Kosova është një partner i ngushtë dhe i çmuar i Britanisë së Madhe

  • A.P /
  • 14 February 2025 - 07:29
Hargreaves: Kosova është një partner i ngushtë dhe i çmuar i Britanisë së Madhe

Rezultatet aktuale zgjedhore i ka komentuar edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai për tha se është e rëndësishme për Kosovën që Kuvendi dhe qeveria e re të mund të formohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

” Në mënyrë që Kosova t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të saj dhe të angazhohet plotësisht në arritjen e përparimit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kosova është një partner i ngushtë dhe i çmuar i Britanisë së Madhe dhe mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë nën qeverinë e re”, deklaroi diplomati britanik.


(Kosova Sot Online)