Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

  • A.P /
  • 15 February 2025 - 09:40
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia

Në kufirin e Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, Policia e RMV-së ka ndaluar një person, pasi për të njëjtin kishte urdhër arrest ndërkombëtar të shpallur nga Serbia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rasti është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nuk zbulojnë detaje.

“Ju njoftojmë se në hyrje të VK Bllacë është evidentuar person i cili është lëndë e fletarrestit ndërkombëtar nga Serbia. MPB ndërmerr masa në koordinim me prokurorin publik”, thonë nga MPB-ja

(Kosova Sot Online)