Ja ku po organizohet 'Liga e kampionëve në ngrënien e qebapëve'

  • A.P /
  • 15 February 2025 - 14:22
Ja ku po organizohet 'Liga e kampionëve në ngrënien e qebapëve'

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut do të organizohen gara jo të zakonshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shkupjanët kanë zgjedhur një “sport” ku shume persona mund të garojnë dhe i vetmi kusht është të mund të hash sasi të madhe të qebapëve për një kohë më të shkurtër se konkurrentët e tjerë.

Gara është një mundësi për pjesëmarrësit që të tregojnë aftësitë e tyre dhe të konkurrojnë për çmimin kryesor, i cili është 500 euro.

Ata organizojnë katër gara brenda një muaj dhe çdo javë zgjedhin një fitues për ngrënien më të shpejtë të qebapëve.

Fituesit e çdo raundi kalojnë në finale dhe fituesi do të marrë një çmim prej 500 euro ndërsa gara do të mbahet në qebaptoren e njohur Teteks në Shkup.


(Kosova Sot Online)