Sejdiu uron Pavarësinë e Kosovës: Kosova është një përmbushje e ambicieve

  • A.P /
  • 17 February 2025 - 10:00
Sejdiu uron Pavarësinë e Kosovës: Kosova është një përmbushje e ambicieve

Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke thënë se vendi ka arritur të përmbushë ambicien për shtet të lirë,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kosova është një përmbushje e ambicieve, e dashurisë apo vullnetit për të mbërrite për t’u demonstruar si shtet i lirë”, ka thënë ai.

Sejdiu ka kërkuar kujdes të shtuar në raport me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare.

“Në dialog të reflektojë interesi i cili kapërcen kufijtë partiak. Nëse një elitë politike kornizohet me kufijtë partiak, është e rrezikshme nëse lihet pjesa tjetër anash, jo për vota por për çështje zhvillimi”, ka thënë Sejdiu i cili në 2008 ka qenë president në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë.

(Kosova Sot Online)