
Delegacioni amerikan dhe ai rus u ulen në tryezë, por ku është Zelensky sot?

SHBA dhe Rusia po mbajnë bisedime në Arabinë Saudite për luftën në Ukrainë – diskutimet e para ballë për ballë midis dy vendeve që nga pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ndërsa delegacionet amerikane dhe ruse sapo kanë zënë vendet e tyre në tryezën e Riadit, në këto bisedime mungon një vend kyç: Ukraina.
Megjithëse ky nuk është fillimi i negociatave të paqes – siç dëshiron të theksojë SHBA-ja. Në të vërtetë, Donald Trump parashikoi që bisedimet të fillonin “menjëherë” pas telefonatës së tij të papritur me presidentin rus Vladimir Putin javën e kaluar, shkruan BBC.
As Volodymyr Zelensky dhe asnjë zyrtar tjetër ukrainas nuk janë në bisedimet e sotme. Në fakt, Zelensky nuk u ftua të merrte pjesë.
“Ne nuk mund t’i njohim marrëveshjet [e paqes]…pa ne”, u tha ai gazetarëve gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe dje.
Në vend të kësaj, Zelensky është sot në Turqi për të takuar presidentin Recep Tayyip Erdogan.
(Kosova Sot Online)