
Klienti deponoi në bankë dy 200-she që dyshohet se janë të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se një klient i një banke ka deponuar 2 kartëmonedha nga 200 euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rasti po hetohet.
“FALSIFIKIM I PARASË- Gjakovë / 19.02.2025-12:00. Dyshohet se nga një klient i bankës janë deponuar 2 kartëmonedha nga 200 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti nën hetime.”
(Kosova Sot Online)