Mbyllen lokalet e Qendrës ilegale për Punë Sociale në të katër komunat në veri

  • A.P /
  • 21 February 2025 - 13:00
Mbyllen lokalet e Qendrës ilegale për Punë Sociale në të katër komunat në veri

Lokalet e Qendrës për Punë Sociale, e cila ka funksionuar në mënyrë ilegale me ligjet e shtetit fqinj Serbisë, në katër komuna në veri – Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – sapo janë vulosur nga Policia e Kosovës, ka konfirmuar policia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës fillimisht e mbylli këtë institucion në Mitrovicën e Veriut.

Aksioni ka nisur sot në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit në Lagjen e Boshnjakëve, ku ndodhen këto lokale, transmeton Paparaci.

Ne gjetëm katër patrulla të Policisë së Kosovës në terren në atë kohë, ndërsa pjesëtarët e EULEX-it ishin në vetë objektin para mbylljes.

Punonjësit janë larguar nga lokali dhe më pas Policia e Kosovës ka nxjerrë dokumentacionin dhe inventarin dhe ka ndërruar bravat

(Kosova Sot Online)