Salihu: Fatmir Limaj e deputetët e tij s’mund të marrin asnjë post qeveritar

  • A.P /
  • 21 February 2025 - 14:42
Salihu: Fatmir Limaj e deputetët e tij s’mund të marrin asnjë post qeveritar

Bekim Salihu nga Instituti GAP ka thënë se as Fatmir Limaj e as deputetët e NISMA-s, s’do të mund të marrin asnjë pozitë në Qeveri, nëse do të futen në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Salihu ka shkruar se për të marrë pozitë në ekzekutiv, Limaj dhe deputetët e NISMA-s duhet të japin dorëheqje nga posti i deputetit, e kjo do të çojë në futjen e deputetëve të AAK-së në Kuvend, të cilët janë në radhë dhe kësisoj do t’i hapej rruga rrëzimit të Qeverisë.

“Nëse Fatmir Limaj hyn në qeveri, as ai dhe as dy deputetët e NISMA-s nuk mund të marrin asnjë funksion në qeveri, ngase kështu i hapet rruga rrëzimit të qeverisë nga opozita. Kjo ndodh sepse, nëse Limaj merr funksion qeveritar, ai/ata japin dorëheqje nga pozita e deputetit dhe zëvendësohen nga deputeti i radhës në listë, që është i AAK-sëPor unë pres që edhe të tjerë “hajvana” do të bëhen shpejt loqkamana. ”, ka shkruar Salihaj.

(Kosova Sot Online)