Hajnat vjedhin 20 mijë euro në një shtëpi, policia jep detaje

  • A.P /
  • 22 February 2025 - 09:08
Hajnat vjedhin 20 mijë euro në një shtëpi, policia jep detaje

Persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Lapnasellë në Graçanicë dhe kanë vjedhur 20 mijë euro para kesh, si dhe një revole që pronari e kishte me leje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia rastin e ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

“Fsh. Llapnasellë, Graqanicë 21.02.2025-19:55. Ankuesi mashkull  kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur 20.000 euro para kesh dhe një revole me leje. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend ngjarje. Rasti duke u hetuar”, tha policia në raport.

(Kosova Sot Online)