
Vetëvendosje: Thuajse çdo i dyti qytetar i Kryeqytetit ka votuar për Lëvizjen

Lëvizja Vetëvendosje ka grumbulluar 55 mijë e 472 vota në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lëvizja Vetëvendosje ka falënderuar gjithsecilin, duke thënë se çdo i dyti qytetar ka votuar për VV-në.
“Ende pa u numëruar votat me kusht dhe ato të diasporës në vendvotimet e rregullta në Prishtinë tani kemi 55472 vota. Thuajse çdo i dyti qytetar i Kryeqytetit ka votuar për Lëvizjen VETËVENDOSJE! PRISHTINË, përulësisht falemnderit!”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
(Kosova Sot Online)