Policia del në vendin ku u shkrua grafiti: 'Kryeministër hajvan'

  • A.P /
  • 24 February 2025 - 08:51
Policia del në vendin ku u shkrua grafiti: 'Kryeministër hajvan'

Në murin e QKUK-së është shfaqur një grafit me mbishkrimin “Kryeministër hajvan”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo shprehje ishte përdorur nga kryeministri Albin Kurti në ditën e zgjedhjeve.

Ai me këto fjalë iu drejtua atë natë opozitës, ndërsa tani fjalët e tij – duket se janë rikthyer si mesazh nga qytetarët kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Pak kohë pasi fotografia e grafitit doli në media, në vend të ngjarjes ka dalë Policia dhe është duke e hetuar rastin.

Aty shihen dy vetura të Policisë teksa flasin me disa njerëz që shihen afër grafitit në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

(Kosova Sot Online)