Një grafit i ri 'Kryeministër Hajvan' është shkruar në Prishtinë

  • A.P /
  • 25 February 2025 - 10:17
Një grafit i ri 'Kryeministër Hajvan' është shkruar në Prishtinë

Një grafit i ri me mbishkrimin “Kryeministër Hajvan” është shkruar murin e rreth rrotullimit në Lakrishtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Grafiti u pa mëngjesin e sotëm, veç një ditë pasi një i tillë u fshi nga ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai ishte fshirë pasdite nga disa aktivistë të Vetëvendosjes.

Shprehja “hajvan” ishte përdorur nga kryeministri Albin Kurti më 9 shkurt, gjegjësisht në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Ai me këto fjalë iu drejtua atë natë opozitës.

“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…“, deklaronte ai.


(Kosova Sot Online)